E Shtunë 08:00-12:00 - E Dielë : Pushim

Hën - Pre 8.00 - 16.00

Telefononi +355 69 37 00 037

 

Shkolla TES është gati të mirëpresë nxënësit për vitin e ri shkollor 2020-2021.

Duke ndjekur me vëmendje situatën e pandemisë në vend e vecanërisht në komunitetin tonë si dhe në zbatim të udhëzimit nr 543/11, datë 21.08.2020 “Mbi kujdesin e masat anti covid-19 në strukturat arsimore parauniversitare për vitin shkollor 2020-2021”, shkolla TES ka ngritur ekipet e punës për hartimin dhe implementimin e planit rreth masave që duhen marrë për zhvillimin e një procesi mësimor të suksesshëm.

Mjeku i shkollës në bashkëpunim me ekipet e punës është në një proces konstant dhe të vazhdueshëm të monitorimit intensiv dhe vlerësimit të situatës epidemiologjike në shkollë. Në funksion të këtij procesi janë hartuar paketat e masave shoqëruese sipas rastit për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Infrastruktura e godinës së shkollës TES ofron të gjitha hapësirat e nevojshme për zhvillimin e mësimit në kushtet e sigurisë maksimale duke respektuar me detaje udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

 Siguria për edukimin dhe shëndetin e fëmijëve tuaj, është prioriteti ynë! Hapësirat janë vetëm një aspekt i asaj çfarë shkolla TES u ofron nxënësve me strategjitë e reja të përgatitura.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar mirëqënies emocionale dhe psikologjike të fëmijëve duke mundësuar mbikëqyrjen e situatës nga afër nga psikologu i shkollës, takimet e vazhdueshme me secilin nxënës, realizimi i takimeve me prindër si dhe zhvillimi i trajnimeve për format dhe rrugët që duhet të ndjekim të gjithë së bashku që tu mundësojmë fëmijëve tanë një proces sa më të lehtë mësimnxënjeje.

Comments are closed.