E Shtunë 08:00-12:00 - E Dielë : Pushim

Hën - Pre 8.00 - 16.00

Telefononi +355 69 37 00 037

 

Data 17 shtator 2018 është dita që shënon fillimin e rrugëtimit të saj shkolla Tomorrow`s Education System (TES) me qëllim kontributin për një të ardhme më të mirë.

TES është pjesë e kompanisë Green Educacion Albania (GEA) e specializuar në veprimtarinë e saj në fushën e edukimit. Shkolla TES, ofron shërbim arsimor nga parashkollori  deri në klasë të 12, me një kapacitet prej 1100 nxënësish,  ka një godinë me një arkitekturë moderne dhe ambiente komode e cila siguron që nxënësit të zhvillojnë një jetë shkollore në shërbim të interesave të tyre. TES realizon veprimtarinë e saj në një sipërfaqe prej 9000 m2  që përfshijnë klasat mësimore, ambjentet ndihmëse si laboratore,palestra, salla areobie, bibliotekë, etj si dhe ambiente të jashtme relaksi. Kjo infrastrukturë ndihmon nxënësit në përvetësimin e dijeve,  dhe nxitjen e prirjeve të tyre të veçanta.Mjediset karakterizohen nga standarte të larta, cilësi dhe siguri maksimale për mbarëvajtjen e procesit mësimor-edukativ. Ambjente mësimore konforte, me mjete didaktike të plota. Sallat sportive, të argëtimit dhe shërbimeve, janë funksionale të pajisura me të gjithë aksesoret e nevojshëm.  Ideimi dhe realizimi i projektit për ngritjen e kësaj shkolle, ka  kaluar nëpërmjet një diskutimi dhe angazhimi mes profesionistëve, të fushave të ndryshme si dhe anëtarëve të komunitetit që ishin në kërkim të një projekti të ri.Interesi i prindërve për të edukuar fëmijët në TES ka ardhur duke u rritur. Veprimtaria e saj filloi në vitin shkollor 2018 – 2019 me 50 nxënës, dhe në vitin shkollor 2022-2023 ndjekin mësimet 470 nxënës.