_DSC7529

Edukimi që Ndërton të Ardhmen

Mësimdhënia në ciklin fillor dhe AMU bazohet në kurrikulën e sistemit arsimor shqiptar sipas udhëzimeve të MAS-it, e pasuruar me metoda bashkëkohore dhe elementë të programeve ndërkombëtare. Në kuadër të kësaj qasjeje, nxënësit njihen dhe punojnë edhe me elementë të programit Cambridge, duke zhvilluar aftësitë në gjuhën angleze, matematikë dhe shkencë në një kontekst ndërkombëtar dhe bashkëkohor.

Nëpërmjet një stafi pedagogjik të përzgjedhur, metodave interaktive të mësimdhënies dhe një qasjeje me në qendër nxënësin, shkolla synon të krijojë një mjedis të sigurt, motivues dhe frymëzues për të nxënit. TES vlerëson individualitetin e çdo fëmije, aftësitë dhe talentet e tij/saj unike, duke inkurajuar zhvillimin akademik, emocional dhe social.

Procesi mësimor mbështetet nga përdorimi i teknologjisë moderne në klasë, e cila mundëson mësimdhënie interaktive, dinamike dhe bashkëkohore. Gjithashtu, nxënësit angazhohen në aktivitete praktike, projekte krijuese dhe punë bashkëpunuese që zhvillojnë mendimin kritik, komunikimin dhe aftësitë ndërpersonale.

Nxënësit zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në ambiente moderne dhe të pajisura, duke përfshirë laboratorë për fizikën, kiminë dhe biologjinë, laboratorë TIK-u, klasa arti dhe pikture, palestër dhe bibliotekë me literaturë të pasur në gjuhën shqipe dhe të huaj.

Në lëndët shkencore dhe në gjuhën angleze përdoren gjithashtu platforma bashkëkohore si IXL, që ndihmojnë në diagnostikimin e vazhdueshëm të arritjeve të nxënësve, përforcimin e njohurive dhe motivimin e tyre për të sfiduar veten çdo ditë.

Aktualitete nga TES

Vlerat tona

Integriteti
Transparenca
Qëndrueshmëria
Besimi
Përgjegjësi
Ekuilibër
Integriteti
Transparenca
QËndrueshmËria
BESIMI
PËRGJEGJËSI
EKUILIBËR

Jeta në TES

Opinione nga prindërit dhe nxënësit

Unë jam një nga nxënësit që e kam parë shkollën “TES” që në themelet e saj e jam rritur bashkë me të.

Shkolla “TES” më dhuron njohuri të vlefshme dhe më përgatit për të ardhmen, sepse është një shkollë me vizion.

Kjo shkollë po i jep dorën çdo fëmije që të rritet, të bëhet i suksesshëm dhe i pjekur për jetën. Jam krenar që jam pjesë e saj.

Amar B.

Green Education Albania nuk është vetëm institucion mësimor, por një vend plot vlera në formimin arsimor dhe njerëzor përgjate udhetimit 6 vjeçar të vajzës tonë!

Kjo gjë bëhet e mundur falë mësuesve të përkushtuar, stafit mbështetës, ambientit modern nga ana konstruktive dhe të ngrohtë nga ana njerëzore!

Ju faleminderit 

Matilda O.

Të jesh mësuese në Green Education Albania është një përvojë frymëzuese dhe jashtëzakonisht e vlefshme.

Kam mundësinë të punoj në një mjedis të ngrohtë, bashkëpunues dhe profesional, ku vlerësohet pasioni për mësimdhënie dhe përkushtimi ndaj nxënësve.

E lumtur që jam pjesë e një ekipi që promovon edukimin cilësor, zhvillimin personal dhe mësimin e qëndrueshëm. 

Blerta L.

Pyetjet e Shpeshta

Ne ofrojmë programe arsimore nga arsimi parashkollor deri në atë të mesëm, duke përfshirë një qasje të gjithëpërfshirëse që synon zhvillimin e plotë të nxënësit.

Regjistrimi bëhet online përmes faqes sonë të internetit ose duke na vizituar personalisht në adresën tonë. Detajet për dokumentacionin e kërkuar dhe hapat e mëtejshëm janë të listuara në seksionin "Apliko Tani".

Po, ne kemi afate të caktuara për regjistrim që përfundojnë një muaj para fillimit të çdo semestri. Ju lutemi kontrolloni kalendarin tonë akademik për datat specifike.

Tarifat variojnë në varësi të programit dhe nivelit arsimor. Detajet e plota mbi tarifat dhe mundësitë e bursave janë të disponueshme në seksionin "Tarifat".

Objektet tona përfshijnë klasa moderne, biblioteka, laboratorë shkencorë, salla sportive, dhe hapësira të jashtme për aktivitete. Gjithashtu ofrojmë qasje në internet të shpejtë dhe teknologji të fundit mësimore.

Po, ofrojmë shërbime transporti të sigurt dhe të rregullt nga dhe drejt shkollës. Detajet rreth linjave dhe orareve të transportit janë të disponueshme në seksionin "Transporti".