E Shtunë 08:00-12:00 - E Dielë : Pushim

Hën - Pre 8.00 - 16.00

Telefononi +355 69 37 00 037

 

Shkolla “TES” ofron mjedise sipas standardeve më të larta për zhvillimin e mësimdhënies. Klasat tona janë të pajisura me tabela digjitale (smartboard) dhe mjete didaktike të nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor në mënyrë interaktive.

Ambientet e klasave janë të kompletuara me bazë materiale për zhvillimin e mësimit në kushte komode. Tavolinat e nxënësit janë cilësore dhe sipas standarteve, klasa ka ndricim të bollshëm, ngrohje qendrore, rafte personale për nxënësit në funksion të nevojave të tyre (për uniformën sportive, librat e dosjet e projekteve), Palestra, Biblioteka, Laboratorët, Internet e Smartbord  (tabela digjitale) në cdo klasë e laboratore për zhvillimin e mësimit. Sipërfaqja dhe volumi i klasës plotëson standartet më të mira.

Shkolla është e pajisur me:

  • Laboratorë të shkencës (Kimi, Biologji, Fizikë)
  • Dy laboratorë informatike të cilat mbulojnë programin e kësaj lënde për të gjitha ciklet.
  • Kabinet i gjuhës së huaj
  • Palestër dhe minifusha të cilat ofrojnë hapësirën e nevojshme për të zhvilluar aktivitetet sportive, ndeshjet e futbollit, të basketbollit e të volejbollit.
  • Bibliotekë me mbi 500 tituj librash për fëmijë e të rritur.
  • Kinema për t’u argëtuar dhe mësuar njëkohësisht.
  • Klasa për zhvillimin e artit pamor.
  • Klasa për zhvillimin e orëve të muzikës ( pajisur me instrumente si kitarë dhe piano)

Për konsumimin e ushqimit shërbejnë dy mensa për ciklet AF dhe AMU + AML. Mjediset janë të monitoruara me kamera 24 orë për të ofruar siguri në institucion