E Shtunë 08:00-12:00 - E Dielë : Pushim

Hën - Pre 8.00 - 16.00

Telefononi +355 69 37 00 037

 

PRAKTIKA TË MIRA PËR “TË NXËNËT NË KLASË” NGA MËSUESIT E SHKOLLËS “TES”.

Në kuadër të zhvillimit profesional, mësuesit e shkollës TES u angazhuan në identifikimin e praktikave të mira për të nxënët, duke krijuar një përvojë që do të pasurohet më tej me veprimtari të tjera në zhvillimin e brendshëm, profesional çdo vit mësimor.

Ne jemi shkolla e parë që guxojmë publikojmë online atë që bëjmë realisht në klasë.

Mësuesit kanë synuar të paraqesin modele dhe formate të ndërveprimit pedagogjik në klasë, të cilat sigurojnë një përfshirje aktive në të nxënë të të gjithë nxënësve pavarësisht niveleve të tyre të njohjes. Është punuar intensivisht për të përmirësuar dhe për të identifikuar praktika të mira të nxëni në orët e tyre mësimore duke prezantuar metoda apo teknika ndëvepruese të efektshme nga përvojat e tyre, profesionale.

Këtu do të gjeni praktika të mira që i vlejnë secilit mësues/e për t’i përdorur në orë mësimore, sepse ato bazohen në kërkesat e kurrikulës zyrtare për arsimin parauniversitar dhe kanë mundësuar një ndërveprimin aktiv, pedagogjik në klasë, ku në qendër është të nxënët dhe që realisht kanë siguruar përmbushje të rezultateve të të nxënit sipas planeve të orëve mësimore.

Falenderojmë përpjekjet profesionale të të gjithë mësuesve, të drejtuesve, të ekipeve lëndore dhe të ekipit të kurrikulës, si dhe posaçërisht të drejtorisë së shkollës “TES” dhe të administratorëve të saj për mbështetjen e këtij projekti që nxiti dhe motivoi stafin mësimor në një proces të vijueshëm përmirësimi dhe zhvillimi të efektshëm të kompetencave profesionale të të gjithë mësuesve.

Për më tepër detaje, ju lutem klikoni më poshtë…

 

 

 

Praktika të mira në përdorimin e TIK në orën mësimore