DESDEMONA RUÇI
PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM
Të edukosh është përgjegjësi dhe kënaqësi. Unë krijoj materiale të përshtatshme për interesat dhe aftësitë e nxënësve të mi, duke zhvilluar kështu mësimdhënie argëtuese dhe ndërvepruese dhe duke u siguruar që nxënësi të përfitojë dije të qëndrueshme . Për mua, të mësuarit duhet të lidhet me praktikën dhe më kërkesat e jetës.
Me një përvojë pune 10 vjeçare në arsimin privat.
Mësimdhënie profesionale në gjuhën amtare dhe atë angleze të lëndës së fizikës.
Përvojë në mësimdhënie të fizikës në kurrikulën Cambridge,A/AS Level.
Fleksibilitet dhe aftësi për të zgjidhur problemet brënda një strukture.
Komunikim shumë i mirë dhe bashkëpunuese me nxënësit dhe kolegët.
KUALIFIKIMET DHE ARSIMIMI
- Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës,dega Fizikë. Diplomë e nivelit të parë.
- Master dy vjeçar Shkencor :Mësuesi. UT,FSHN.
- Titulli i kualifikimit :Mësues specialist
PSE TES?- Fjala e Mësuesit
TES është i veçantë sepse kërkon një qasje inovative në arsim që ushqen kreativitetin dhe edukimin e nxënësve, ndërsa rrit aftësinë e tyre për të komunikuar me sukses me njerëzit në të gjitha nivelet.
Kjo shkollë ka krijuar një mjedis që i çon nxënësit edhe përtej procesit të ‘pyetjes dhe përgjigjes’ që lidhen me të mësuarit.
Ndërveprimi me nxënësit që ndërton vetëvlerësimin dhe besimin e tyre kur flasim me të tjerët është gjithashtu unik.
Respekti për të tjerët është shumë i dukshëm në shkollë.