IRSIDA SEITAJ
PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM
Njohëse shumë e mirë e psikologjisë së fëmijës. Zotëruese e shkëlqyer e metodave bashkëkohore të mësimdhënies. Nxitëse e të menduarit kritik, krijues dhe ndërveprues.
Menaxhuese shumë e mirë dhe krijuese e një klime pozitive në klasë. Komunikuese dhe bashkëpunuese. Punon me pasion , mirëpret sfidat dhe angazhohet maksimalisht në procesin edukativo-mësimor.
KUALIFIKIMET DHE ARSIMIMI
● Master profesional “,Psikolog në Institucione" në Fakultetin e Shkencave të Edukimit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan
● Kualifikimi :Kategoria III,titulli “Mësuesi i kualifikuar”.
● Njohëse shumë e mirë e gjuhës angleze dhe italiane.
● Pjesëmarrëse e certifikuar në shumë trajnime dhe konferenca në lidhje me
mësimdhënien.
PSE TES?- Fjala e Mësuesit
TES është institucion arsimor që zbaton kurrikulën e miratuar nga Ministria e Arsimit Sportit
dhe Rinisë.
Mësimi zhvillohet duke u mbështetur në metodologjinë e të mësuarit dhe të nxënit
bazuar në kompetenca, metoda bashkëkohore dhe teknologji e fjalës së fundit.
Staf me përvojë në fushën e arsimit, i kualifikuar dhe i përgjegjshëm.
Mësuesit në TES frymëzojnë, promovojnë vlera, nxisin talente.
Qëllimi i edukimit në TES është të përgatisë të rinjtë për të edukuar veten gjatë gjithë jetës së
tyre.
Së bashku ne u japim fëmijëve tanë rrënjë që të rriten dhe krahë që të fluturojnë drejt realizimit të ëndrrave të tyre.
Në TES vlerësohet diversiteti, individualiteti dhe shkëmbimi i lirë i ideve.
Të jesh nxënës në TES do të thotë të jesh fleksibël dhe i aftë të përballesh në çdo situatë. Të jesh kërkues dhe të përdorësh çdo burim të mundshëm për të mësuar dhe zhvilluar.
Zgjidhni TES për një të ardhme më të mirë për fëmijën tuaj!