E Shtunë 08:00-12:00 - E Dielë : Pushim

Hën - Pre 8.00 - 16.00

Telefononi +355 69 37 00 037

 

IRIDA XHURA

irida xhura
Mësuese e Gjuhë-Letërsisë

PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM

Puna ime si mësuese udhëhiqet nga pasioni dhe përgjegjshmëria për të përcjellë dije në fushën e gjuhës dhe të komunikimit. Me përkushtimin për të edukuar vlera dhe qëndrime që ndërtojnë breza të shëndoshë të së ardhmes, unë synoj që nxënësit të ndërtojnë një marrëdhënie të qëndrueshme me librat dhe të shijojnë procesin e leximit. Është bukur të dëgjosh se besimi që po u jep nxënësve po i motivon për të ndërtuar të ardhmen. T’i mësosh ata do të thotë t’i nxisësh të sfidojnë veten, të besojnë se munden. Ky është një proces i shkëlqyer vetëreflektimi që më shoqëron çdo ditë, ndaj e dua punën që bëj.

KUALIFIKIMET DHE ARSIMIMI

● Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë
● Diplomë Bachelor në Gjuhë- Letërsi
● Diplomë Master Profesional në Mësuesi në Gjuhë- Letërsi, për arsimin e mesëm
● Diplomë Master i shkencave në Letërsi, në Teori dhe kritikë letrare
● Kualifikimi: Kategoria III,vlerësimi:Shkëlqyer
● Përgjegjëse e bibliotekës së shkollës.
● Trajnime në programe të ndryshme kompjuterike
● Ideuese dhe drejtuese e Klubit të kritikës letrare e të shkrimit krijues.