ETLEVA MERKO
Mësues e Arsimit Fillor
PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM
Mësimdhënia është një nderthurje objektivash ku në qendër të piramidës është nxënësi . Mësuesit e mirë mbahen mend kur kanë ndikuar për pozitivisht në jetën dhe personalitetin e çdo nxënësi . Janë ata që kanë besuar tek ty dhe aftësitë e tua, duke ndikuar kështu në rritjen personale. Mësuesit e mirë ndikojnë me dijen e tyre, por mbi të gjitha me personalitetin që kanë. Të jesh mësuese do të thotë të mos ndalesh kurrë së mësuari dhe motivuari brezat e ardhshëm për të qenë qytetarë të denjë të këtij vendi.
KUALIFIKIMET DHE ARSIMIMI
- Diplomuar në degën “Cikël i Ulët”,Fakulteti i Mësuesisë ,Universiteti “Eqerem Çabej”,Gjirokastër.
- Master Profesional ,dega “Qeverisje dhe Administrim Publik”,Universiteti “Albanian University”.Tiranë
- Master shkencor,dega “Administrim Publik”, Universiteti “Albanian University”.Tiranë.
- Titulli i kualifikimit: Kategoria e tretë – “Mësues i kualifikuar”.
- Certifikuar në mënyrë koherente dhe të vazhdueshme në trajnime të ndryshme të cilat lidhen me anën profesionale.