DRITA MUSABELLIU
![](https://tes.al/wp-content/uploads/2020/07/photo_2020-07-17_15-11-53-777x777.jpg)
Mësuese e Gjuhës Angleze
PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM
Empatia është pika ime më e fortë gjatë procesit mësimor. Nëpërmjet zhvillimit të empatisë nxënësit ndjehen të motivuar, të kuptuar dhe të ndërgjegjësuar.Duke përdorur aftësitë e duhura të komunikimit, nxënësit arrijnë të kalojnë pengesat, veshtirësitë, të plotësojnë punën dhe të realizojnë gjëra të mëdha.
Kultivimi i një ambienti inkurajues është një tjetër element I rëndësishëm në profesionin tim, sepse i ndihmon nxënësit të kenë besim në aftësitë dhe potencialin e tyre të vërtetë.
KUALIFIKIMET DHE ARSIMIMI
- Diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, dega Anglisht.
- Mësuese e kualifikuar e gjuhës angleze që nga viti 2010.
- E çertifikuar dhe e trajnuar në vazhdimësi për metodat më të fundit të mësimdhënies.
- Njohëse shumë e mirë dhe e çertifikuar për gjuhën italiane dhe spanjolle.