Pozicioni jetësor i një personi, karakteri i tij, parimet morale dhe pikëpamjet vendosen herët në fëmijëri,ndaj është detyra e secilit prej nesh të ofroj një edukim të denjë. Për punë të suksesshme është e nevojshme njohja e mirë e psikologjisë së zhvillimit të fëmijëve, është e nevojshme të mësosh të perceptosh më të mirën që është tek fëmijët, duke i ndihmuar ata të shohin më të mirën në vetvete. Nuk është e lehtë të jesh model, standard mirësjelljeje, këshillues, të jesh krijues i shpirtit të fëmijës! Por është një peshë e këndshme, e gëzueshme sepse bazohet në dashuri. Detyra ime është të inspiroj, inkurajoj, besoj, mbështes misionin e çdo fëmije, nxënësi, prindi e mësuesi.
Ndjeshmëria, durimi, respekti, etika, komunikimi janë instrumentat në punën time.