Edukimi
Mësimdhënia bazohet në kurrikulën e sistemit arsimor shqiptar sipas udhëzimeve të MAS-it, i kombinuar me përmirësimet në kurrikul, përfshirja e programit Cambridge në Matematikë dhe Shkencë në gjuhën angleze me 1 orë në javë (klasa 10-12). Nëpërmjet stafit pedagogjik të përzgjedhur, metodave bashkëkohore të mësimdhënies me në qendër nxënësin dhe të nxënit, shkolla synon të ofrojë formim intelektual, zhvillim edukativ dhe social cilësor. TES shikon individualitetin e fëmijës me aftësitë dhe talentet unike të tij/saj dhe inkurajon zhvillimin në rritjen akademike, rritjen personale dhe sociale (aftësitë ndërpersonale). Shkolla vë në shërbim të mësimdhënies laboratorë: kimi, biologji, fizikë, gjuhët e huaja, TIK, pikturë, palestër dhe biblotekë me literaturë të pasur në gjuhën shqipe dhe të huaj.
Mësimi në klasë zhvillohet me smartboard si mjeti i teknologjisë që rrit cilësinë e mësimdhënies, mundëson mësimdhënie interaktive dhe bashkëkohore. Gjithashtu në lëndët shkencore dhe në anglisht mësuesit përdorin programin IXL për të diagnostikuar arritjet e nxënësve në mënyrë të vazhduar dhe për t’i nxitur ata të sfidojnë veten.
Kurrikula
Edukimi në TES është një ndërthurje e kurrikulave të plotësuara dhe të integruara me metodologjinë bashkëkohore dhe interaktive.
Edukimi përfshin 4 dimensionet kryesore, në përputhje me natyrën dhe nevojat e nxënësit dhe qytetarit të ardhshëm. Këto dimensione janë:
- Dimensioni Intelektual/Dije
- Dimensioni Fizik/Shëndet
- Dimensioni Qytetar/Moral
- Dimensioni Shpirtëror/Emocional
Numri maksimal i nxënësve në klasë është 24.
Gjimnazi zbaton programet e miratuara nga MAS, dhe zbatohen programe të avancuara që i përshtaten kërkesave të edukimit të kohës.
Në lëndët shkencore (matematikë, fizikë, kimi, biologji) zhvillohen orë shtesë për nxënësit e talentuar, që shërben në përgatitjen e tyre për Olimpiada të kombëtare (Matematikë, Kimi, Biologji, Fizikë, Informatikë, Letërsi, Histori, Gjeëografi ) dhe ndërkombëtare (Kangaroo, Hipo, International Public Speaking Competition, Olimpiada Britanike e Biologjisë )
Shkolla është e licensuar si shkollë ndërkombëtare e Cambridge-it dhe ofron dy orë në javë lëndën Mathematics dhe Science në gjuhën angleze.
Në të gjitha klasat zhvillohet gjuha e huaj gjermane, si gjuhë e huaj e dytë.
PLANI MËSIMOR PËR KLASAT 10 – 12
TES PLANI MËSIMOR 10 – 12 VITI SHKOLLOR 2024 – 2025 | ||||
KURRIKULA BËRTHAMË | KL 10 | KL 11 | KL 12 | |
GJUHËT DHE KOMUNIKIMI | GJUHË SHQIPE | 2 | 2 | 2 |
LETËRSI | 2 | 2 | 2 | |
ANGLISHT | 3 | 3 | 3 | |
MATEMATIKË | 4 | 4 | 4+2 | |
SHKENCAT E NATYRËS | FIZIKË | 2 | 2 | |
KIMI | 2 | 2 | ||
BIOLOGJI | 2 | 2 | ||
SHOQËRIA DHE MJEDISI | QYTETARI | 2 | ||
FILOZOFI | 2 | |||
HISTORI | 2 | 2 | ||
GJEOGRAFI | 2 | 2 | ||
EKONOMI | 3 | |||
EDUKIMI FIZIK, SPORTE DHE SHËNDETI | 3 | 3 | 3 | |
TEKNOLOGJI DHE TIK | TIK | 2 | 1 | |
KURRIKULA ME ZGJEDHJE | KL 10 | KL 11 | KL 12 | |
GJUHË E HUAJ E DYTË (Gjermanisht ) | 2 | 2 | 2 | |
SHKENCAT E NATYRËS | FIZIKË | 4 | ||
KIMI | 4 | |||
BIOLOGJI | 4 | |||
SHOQËRIA DHE MJEDISI | PSIKOLOGJI | 2 | ||
SOCIOLOGJI | 2 | |||
GJEOGRAFI | 4 | |||
HISTORI | 4 | |||
TIK | 1 | 2 | ||
ARTE | ART PAMOR | 2 | ||
KURRIKULA ME BAZË SHKOLLE | KL 10 | KL 11 | KL 12 | |
KOMPANIA E NXËNËSVE | 1 | |||
SHERBIMI KOMUNITAR | 0.5 | |||
MODUL LËNDOR | 1 | |||
Lider për një ditë | 1 | |||
Cambridge matematike | 1 | |||
Cambridge Shkence | 1 |