Shkolla ofron këshillim të specializuar dhe individualizuar për të gjithë maturantët që synojnë të vazhdojnë studimet brenda apo jashtë vendit, duke i nxitur ata sidomos të shikojnë të gjitha mundësitë e paraqitura për bursa në universitetet më të mira të huaja.
Plani vjetor i veprimtarive.
Nr
VEPRIMTARIA
OBJEKTIVAT
PËRGJEGJËS VEPRIMTARISË
AFATI
MJEDISI KU ZHVILLOHET
1.
Ngritja e komisionit të këshillimit të karrierës
Orientimi nxënësve drejt prirjeve dhe aftësive specifike të gjithsecilit
Drejtoria Stafi i mësuesve
Tetor
Në shkollë
2.
Këshillimi psikologjik i vazhdueshëm
Të monitorohet ecuria psikologjike e nxënësve duke parandaluar cdo lloj shqetësimi të mundshëm.
Psikologia e shkollës Drejtoria
Shtator – Qershor
Në shkollë
Prezantimi nga nxënësit, i prirjeve dhe aftësive personale në një format të caktuar. (Në trajtën e një esseje)
Qartësimi për nxënësit dhe prindërit i interesave dhe i dëshirave personale
Koordinatorja Mësuesit kujdestar, Prindërit
Janar
Në shkollë
3.
Pjesëmarrje e nxënësve në panairin e shkollave të larta organizuar nga MAS
Mbledhja e informacionit nga universitete të ndryshme, të cilin mund ta ngjallin interes tek nxënësit
Drejtoria Mësuesit kujdestar,
Mars – Prill
Vendi ku zhvillohet panairi
4.
Ofrimi i informacioneve dhe rrugëve për të gjetur këto informacione mbi mundësitë e regjistrimit dhe të fitimit të bursës në universitete të ndryshme të huaja
Krijimi i mundësive optimale për të gjithë maturantët të cilët dëshirojnë të vazhdojnë studimet në universitetet më të mira të huaja
Drejtoria Koordinatore e K. Karrierës
Tetor – Mars
Në shkollë
5.
Njohja e maturantëve me programet e universiteteve që vijnë në shkolle. Vizita të maturantëve në universitete të ndryshme.
Prezantime të programeve dhe kushteve specifike të këtyre universiteteve
Koordinatore K. Karrierës Prindërit
Prill
Në shkollë
6.
Intervistë orientimi zhvilluar nga një këshillues specialist i ftuar nga shkolla
Qëllimi i intervistës është t’i ofrojë mundësinë të rinjve të flasin për planifikimin e karrierës së tyre në një mënyrë ndihmuese dhe të strukturuar.