E Shtunë 08:00-12:00 - E Dielë : Pushim

Hën - Pre 8.00 - 16.00

Telefononi +355 69 37 00 037

 

Shkolla ofron këshillim të specializuar dhe individualizuar për nxënësit me qëllim orientimin e tyre për karrierën.Orientimi për karrierën ka si qëllim mbështetjen e nxënësve për të kuptuar veten dhe mjedisin në të cilin jetojnë, në mënyrë që ata të pajisen me aftësi për të vendosur për rrugët e arsimimit të tyre të mëtejshëm dhe përgatitjen për botën e punës. Vëmendje të veçantë në këtë proces marrin nxënësit e klasës së 9-të, të cilët janë para një vendimi të rëndësishëm të përzgjedhjes së  karrierës. Në shumë raste ekziston pavendosmëri e nxënësve rreth profesionit dhe drejtimit/shkollës që duhet zgjedhur; në disa raste informimi i pamjaftueshëm për profilet e shkollave profesionale bën që nxënësit të mos i zgjedhin. Mbështetja për nxënësit e klasës së 9-të synon ndërtimin e praktikave të qëndrueshme të orientimit për karrierë, duke vendosur nxënësit në qendër për t’i mbështetur ata në zhvillimin e tyre personal dhe profesional. Nxënësit e klasës së 9-të mbështeten të zhvillojnë aftësi për të përputhur shprehitë, cilësitë, dëshirat, mundësitë personale me prirjet e zhvillimit ekonomik dhe të tregut të punës, si dhe me mundësitë për arsimim, me qëllim planifikimin dhe vendimmarrjen për shkollimin/trajnimin e mëtejshëm. Veprimtaritë për orientimin për karrierën në shkolla synojnë që nxënësit e klasës së 9-të të jenë të mirinformuar, të ndjehen të mbështetur për ta bërë sa më efektiv kalimin në arsimin e mesëm të lartë, si dhe të ndjekin në mënyrë të suksesshme rrugët e tyre të të nxënit gjatë gjithë jetës.

PLANI VJETOR I VEPRIMTARIVE PËR ORIENTIMIN PËR KARRIERËN PËR KLASËN E IX

  NR.VEPRIMTARIAQËLLIMI/REZULTATETPËRGJEGJËS I VEPRIMTARIS  AFATIMJEDISI KU ZHVILLOHET
1.Prezantimi i udhëzuesit të orientimit të karrierësInformim i mësuesve, punonjësve psiko-sociale me udhëzuesin, këshillim që të zhvillojnë elemente të edukimit për karrirën përmes lëndëveDrejtori PsikologiaShkurtBiblioteka e shkolles
2.Ngritja e komisionit të këshillimit të karrierësOrientimi nxënësve  drejt prirjeve dhe aftësive të tyre. Drejtoria Stafi i mësuesveJanar  Në shkollë
3.Këshillimi psikologjik i vazhdueshëmTë monitorohet  ecuria psikologjike e nxënësve duke parandaluar cdo lloj shqetësimi të mundshëm.Psikologia e shkollës Drejtoria  PrindëritShkurt – MajNë shkollë
4.Takime me nxënësit për prezantimin e shkollës së mesmeNjohja e nxënësve me programet shkollore të cilat ofrohen në gjimnaz, si dhe me aktivitetet  kryesore që zhvillohen atyKoordinatorja e K. Karrierës PrindëritPrill  Në shkollë
5.Takime të posaçme me prindër për orientimin e karrierësDiskutimi  rreth planeve të së ardhmes dhe hapave që fëmija  duhet të ndërmarrë më tejMësuesit kujdestar DrejtoriaPrill  Në shkollë
6.Prezantimi nga nxënësit, i prirjeve dhe aftësive  personale në një format të caktuar.       (Në trajtën e një esseje)Qartësimi për nxënësit dhe prindërit  i interesave dhe i dëshirave personaleKoordinatorja e K. Karrierës Mësuesit e GjuhësMaj  Në shkollë