Misioni që mbartim është kontributi me modelin TES për të ardhmen , duke u bazuar në më të mirën e asaj që kemi dhe asaj që trashëgojmë nga e shkuara. Ne besojmë se e mira dhe modeli i së mirës ka ekzistuar dhe ekziston në shoqërinë tonë , thjesht duhet orientuar dhe riprogramuar, ndaj ne duam të bëhemi pjesë dhe plotësues të kontributit të gjithësecilit në tregun aktual. Ne nuk marrim përsipër të sfidojmë askënd e as të ndryshojmë realitetin duke e futur atë brenda TES, por përpiqemi të ndërtojmë një model që mund të ndiqet dhe përmirësohet më tej, me besimin se realizojmë misionin tonë në përmirësimin e shoqërisë dhe së ardhmes.