E Shtunë 08:00-12:00 - E Dielë : Pushim

Hën - Pre 8.00 - 16.00

Telefononi +355 69 37 00 037

 

Karriera universitare

Kuptimi i Zhvillimit të Karrierës

Karriera shkurtimisht mund të përkufizohet si: “Karriera është rruga e individit gjatë arsimimit dhe punës”.

Nocioni i karrierës ka ndryshuar me kohën. Nëse karriera dikur ishte një sinonim për progresin individual në hierarkinë organizative ose në një profesion, sot është një term që përshkruan rrugën e mësimit dhe punës së individit.Nuk është më një term, që është rezervuar për individët më të suksesshëm (menaxherët, këngëtarët, sportistët etj.) por u referohet tërë individëve, të rriturve, si dhe nxënësve të shkollave. Në ditët e sotme, çdokush ka një karrierë.

Orientimi për karrierën është një radhë procesesh të hartuara për t’i mundësuar individëve të bëjnë zgjedhje dhe plane të informuara në lidhje me arsimimin dhe punë.

Karriera konsiston në ndryshimin e vlerave, qendrimeve dhe motivimeve që ndodhin ndërsa një person bëhet me i vjetër.

Zhvillimi i karrierës

Zhvillimi i karrierës është një proces për menaxhimin të mësuarit, punës dhe tranzicionit, për të ecur përpara, një e ardhme e përcaktuar vetë dhe zhvillimi personal. Zhvillimi i karrierës është individi, i menaxhuar nga individi.

Planifikimi dhe zhvillimi i karrierës është rëndësishëm për disa arsye:

  • Është rritur vëmendja për cilësinë e jetës në punë dhe për planifikimin e jetës së individëve.
  • Presioni i akteve të ndryshme ligjore.
  • Rritja e nivelit të edukimit.

 Informacione rreth tregut të punës, studimeve të larta, kërkohen nepërmjet informacionit mund të shtypet (publikime/broshura, dosje, lista informacioni, fletëpalosje etj) ose të shpërndahet në formë elektronike (me kompjuter ose Internet).

Këshillimi

Këshillimi i ndihmon nxënësit të zbulojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre rreth situatës aktuale, rreth alternativave të hapura për ta, pasojat e secilës alternativë dhe marrjes së vendimit. Në shumë shtete anëtare të BE-së këshillimi kryhet nga këshilltarët që punojnë në shkolla ose në organizata të ndryshme të jashtme për orientim.

Menaxhimi i Talenteve mbetet gjithashtu nje nga prioritetet tona. Shkolla TES, bën perpjekje te vazhdueshme per te rritur nivelin e motivimit dhe dijeve të nxënesve tanë, në mënyrë që të maksimizojnë rezultatet e tyre.

Lista e adresave në internet ku nxënësit mund të kërkojnë për mundësitë e studimeve te larta.

Kliko këtu:

https://tes.al/wp-content/uploads/2022/02/Lista-e-IAL-3.xlsx

https://integral.al/

https://forms.gle/mRs7zFhgQvCJCSk97