E Shtunë 08:00-12:00 - E Dielë : Pushim

Hën - Pre 8.00 - 16.00

Telefononi +355 69 37 00 037

 

SHKOLLAT

PARASHKOLLORI

Programi i arsimit parashkollor përmban njohuri, shkathtësi, vlera dhe qëndrime të diktuara nga treguesit e standardeve të zhvillimit dhe të të nxënit për secilën grupmoshë. Kurrikula, konfirmon nevojën që në moshën parashkollore, aftësitë e fëmijëve duhet t’i drejtohen të nxënit të pavarur, zgjidhjes së problemeve, si dhe zhvillimit të mendimit kritik, përgjegjësive për veten e për të tjerët

INFORMACION

Në përfundim të ciklit të edukimit të arsimit parashkollor, fëmija 3-6 vjeç pritet të ketë zhvilluar sjellje, reagime, veprime që dëshmojnë se:

– njeh dhe kupton veten dhe të tjerët përreth
– kupton dhe pranon atë që është ndryshe ose e ngjashme tek objektet, bashkëmoshatarët etj
– krijon një sjellje modeste, përmes së cilës përcjell tolerancë, mirëkuptim, bashkëpunim etj
– shpreh ndjenjat vetjake dhe dallon mënyrat e shprehjes së tyre nga të tjerët

SHKOLLA 9-VJECARE

Në arsimin fillor, përvojat mësimore i shërbejnë përshtatjes së fëmijëve me të nxënit nëpërmjet lojës, punës, mësimit. Procesi mësimor përqendrohet në përvetësimin e bazave të lexim- shkrimit dhe për zhvillimin njohës, socio-emocional. Kujdes i veçantë i kushtohet zhvillimit të personalitetit të fëmijës dhe qëndrimit pozitiv ndaj të nxënit

INFORMACION

Njohjen nga nxënësit të të drejtave, detyrave dhe përgjegjësive në klasë, në shkollë dhe në familje.Përvetësimin e elementeve themelore të leximit dhe të shkrimit në gjuhën amtare, gjuhën angleze dhe të llogaritjeve numerike.Hulumtimin e mjedisit në mënyrë sistematike.
Zhvillimi i aftësive dhe qëndrimi kritik në zgjidhjen e problemeve.Kuptimin e përgjegjësisë për vetveten, për të tjerët dhe për mjedisin.Lidhjen e teorisë me problemet praktike.

SHKOLLA MESME

Arsimi i mesëm i lartë bazohet në një proces të përvetësimit të dijeve dhe zhvillimit të njohurive, shkathtësive, qëndrimeve e vlerave bazohet në nevojën e të rinjve për të marrë përgjegjësi për jetën e tyre, për të marrë pjesë si qytetarë aktivë dhe kompetentë në zhvillimet shoqërore dhe për t’u inkuadruar me sukses në tregun e punës.

INFORMACION

Zhvillimin e vetëbesimit.
Përgatitje për të marrë përgjegjësi për jetën e tyre, për të marrë pjesë aktive në jetën shoqërore si qytetarë të përgjegjshëm e kompetentë, si dhe për të konkuruar me sukses në tregun e punës;
Zhvillim si individë dhe si anëtarë të shoqërisë, të aftë për jetë dhe punë, në mënyrë që të përballin ndryshimet e ekonomisë vendore e globale dhe të mësojnë si të bëjnë zgjidhjen e problemeve në situata të ndryshme në jetën personale dhe profesionale;