Numri maksimal i nxënësve në klasë është 24. Shkolla aplikon programet e miratuara nga MAS, por anglishtja zhvillohet me programe më të avancuara që i përshtaten kërkesave të edukimit të kohës.
Shkolla është e licensuar si shkollë ndërkombëtare e Cambridge-it dhe ofron dy orë në javë Mathematics dhe Science në gjuhën angleze për të gjitha klasat.
Në klasat V, zhvillohet gjuha e huaj gjermane, si gjuhë e huaj e dytë.
Arsimi fillor ofrohet nga klasa e parë deri në klasën e pestë;
Në arsimin fillor, përvojat mësimore i shërbejnë përshtatjes së fëmijëve me të nxënit nëpërmjet lojës, punës, mësimit. Procesi mësimor përqendrohet në përvetësimin e bazave të lexim- shkrimit dhe për zhvillimin njohës, socio-emocional. Kujdes i veçantë i kushtohet zhvillimit të personalitetit të fëmijës dhe qëndrimit pozitiv ndaj të nxënit.
Procesi i të nxënit përqendrohet në: