E Shtunë 08:00-12:00 - E Dielë : Pushim

Hën - Pre 8.00 - 16.00

Telefononi +355 69 37 00 037

 

KLODJANA HOXHA

Mësuese e Arsimit Fillor

PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM

Kam një pervojë të gjatë punë në fushën e edukimit dhe mësimdhënies duke filluar qe nga viti 2002. Jam përherë në kërkim dhe në zbatim të metodave të reja në mësimdhënie.Synoj të përdor materiale të përshtatshme për interesat dhe aftësitë e nxënësve të mi, duke zhvilluar kështu mësimdhënie argëtuese dhe ndërvepruese dhe duke u siguruar që nxënësi të përfitojë dije të qëndrueshme. Për mua, të mësuarit duhet të lidhet me praktikën dhe me kërkesat e jetës. Përdorimi i teknologjisë është pjesë interaktive e orëve mësimore në përditshmëri.
Të edukosh është përgjegjësi dhe kënaqësi.

KUALIFIKIMET DHE ARSIMIMI

Klodjana Hoxha ka perfunduar studimet e larta në degën Cikli i Ulët pranë Fakultetit te Mësuesisë në Universitetin “Fan .S. Noli” Korcë, ne vitin 2002. Ka perfunduar Masterin Profesional “
Psikologji shkollore “ UET, 2010-2012 . Titulli i kualifikimit te marre : Kategoria e dytë, Mësues specialist . Jam trajnuar dhe certifikuar në vazhdimësi për një zhvillim te mëtejshëm profesional.

PSE TES?- Fjala e Mësuesit

  • Edukimi cilësor për fëmijët e të rinjtë dhe mundësia për t’iu përgjigjur nevojave të tyre përtej përgatitjes akademike.
  • Në TES jemi të qartë ku jemi dhe ku duam të shkojmë, por mbi të gjitha si do ta bëjmë këtë sfidë realitet.
  • Arsimimi në TES drejton fëmijën kah zhvillimit të plotë të personalitetit njerëzor dhe ndjenjës së dinjitetit të tij, si dhe forcon respektin për të drejtat dhe liritë themelore.
  • Arsimimi në TES merr parasysh interesin më të mirë të fëmijës, zhvillimin social dhe përparimin e tij.
  • TES mundëson sigurimin e arsimit për të ndihmuar përmbushjen e të drejtës për siguri.
  • Tes ka prioritet edukimin dhe arsimimin e fëmijës përmes punës së përbashkët me familjen dhe komunitetin, duke synuar gjithëpërfshirje dhe respektim të diversitetit.
  • TES ofron profesionalizëm në mësimdhënie.
  • Kurrikul të pasur dhe Metodologji bashkëkohore
  • TES përdor teknologjinë në funksion të edukimit dhe të nxënit.
  • TES ofron mjediset e duhura për të përcjellë dije dhe aftësi.

TES ËSHTË ZGJEDHJA E DUHUR PËR KËDO!

Kontakto mësuese Klodjanën

    Your Email (required)

    Your Message