Home » Historiku
Data 17 shtator 2018 është dita që shënon fillimin e rrugëtimit të shkollës Tomorrow’s Education System (TES), me qëllim kontributin për një të ardhme më të mirë.
TES është pjesë e kompanisë Green Education Albania (GEA), e specializuar në veprimtarinë e saj në fushën e edukimit. Shkolla TES ofron shërbim arsimor nga parashkollori deri në klasën e 12-të, me një kapacitet prej 1100 nxënësish. Ajo ka një godinë me arkitekturë moderne dhe ambiente komode, e cila siguron që nxënësit të zhvillojnë një jetë shkollore në shërbim të interesave të tyre.
TES realizon veprimtarinë e saj në një sipërfaqe prej 9000 m², që përfshin klasat mësimore, ambientet ndihmëse si laboratorë, palestra, sallë aerobie, bibliotekë etj., si dhe ambiente të jashtme relaksi. Kjo infrastrukturë ndihmon nxënësit në përvetësimin e dijeve dhe në nxitjen e prirjeve të tyre të veçanta.
Mjediset karakterizohen nga standarde të larta, cilësi dhe siguri maksimale për mbarëvajtjen e procesit mësimor-edukativ. Ambientet mësimore janë komode dhe të pajisura me mjete didaktike të plota. Sallat sportive, të argëtimit dhe të shërbimeve janë funksionale dhe të pajisura me të gjithë aksesorët e nevojshëm.
Ideimi dhe realizimi i projektit për ngritjen e kësaj shkolle kanë kaluar nëpërmjet një diskutimi dhe angazhimi mes profesionistëve të fushave të ndryshme, si dhe anëtarëve të komunitetit që ishin në kërkim të një projekti të ri. Interesi i prindërve për të edukuar fëmijët në TES ka ardhur duke u rritur.
Veprimtaria e saj filloi në vitin shkollor 2018–2019 me 50 nxënës, ndërsa në vitin shkollor 2022–2023 mësimet i ndjekin 470 nxënës.