Vizioni që shohim është gjenerata e ardhshme e individëve “të plotësuar në të gjitha dimensionet”, që besojnë dhe përpiqen të përmbushin misionin e tyre si qytetarë aktivë, zhvillues dhe përmirësues përmes punës.

Shohim profesionistë që zotërojnë aftësitë më të mira në fushën e tyre dhe që janë në gjendje të aplikojnë dijen e përvetësuar. Shohim sipërmarrës me vetëbesimin për të marrë përsipër përgjegjësitë, me durimin për të përballuar sfidat dhe me maturinë për të mbajtur peshën e vendimmarrjes.

Shohim drejtues që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore, formësojnë familje e komunitete dhe janë të ndërgjegjshëm për rolin e tyre në shoqëri. Shohim gjithashtu sipërmarrës të orientuar drejt qëllimit, sfidues të realiteteve dhe kreativë për të projektuar të ardhmen, të mbështetur në parime të forta dhe mbartës të vlerave të larta.

Menu

Kontakt