Summer School u ofron nxënësve një kombinim të të mësuarit dhe argëtimit përmes aktiviteteve edukative, sportive dhe krijuese të përshtatura për moshën e tyre.
Gjatë programit, fëmijët zhvillojnë aftësi të reja, forcojnë bashkëpunimin dhe komunikimin, ndërsa mësojnë në një atmosferë dinamike, motivuese dhe plot eksperienca të bukura verore.

Programi përfshin aktivitete në art, sport, muzikë, kulinari,pishina,eskursione, lojëra edukative dhe punë në grup, duke i ndihmuar nxënësit të zbulojnë talentet dhe interesat e tyre.


Summer School krijon një mjedis pozitiv ku fëmijët socializohen, fitojnë vetëbesim dhe kalojnë një verë aktive e të paharrueshme.