Synimi i institucionit “TES” është njeriu i edukuar në të gjithë dimensionet. Është njeriu i të ardhmes, i cili zotëron aftësitë/kompetencat e nevojshme për të përballuar sfidat e të ardhmes. Është njeriu i cili zotëron njohuritë në të gjithë fushat e dijes dhe në të gjithë dimensionet e edukimit. Është njeriu i orientuar nga e ardhmja dhe jo nevojat e shoqërisë së sotme.
Edukimi në TES është një ndërthurje e kurrikulave të plotësuara dhe të integruara me metodologjinë bashkëkohore dhe interaktive.
Kush është Cambridge University Press & Assessment
Grupi Ndërkombëtar i Arsimit në Cambridge punon me shkollat, qeveritë dhe partnerët në mbarë botën për të rritur ndikimin pozitiv të arsimit tek individët dhe shoqëritë. Zbuloni më shumë rreth punës sonë me qeveritë për reformën në arsim përmes Partneritetit tonë për Arsimin.
Shkollat Ndërkombëtare të Cambridge.
Janë një komunitet global që përbëhet nga mbi 10.000 shkolla të Cambridge, secila prej të cilave ofron arsim që formon njohuritë, të kuptuarit dhe aftësitë e nxënësve.
Shkollat e Cambridge kanë akses në një kurrikul të nivelit botëror dhe një gamë të gjerë njohurish për nxënësit e moshës 3 deri në 19 vjeç. Ato përfitojnë nga informacione unike në mësimdhënie dhe të nxënit, mundësi dhe mbështetje në zhvillimin profesional.
Është ofruesi më i madh në botë i arsimit ndërkombëtar dhe pjesë e Universitetit të Cambridgeit. Kanë mbi 160 vjet përvojë në dhënien e vlerësimeve të drejta, të vlefshme dhe të besueshme duke ofruar një standard global, të njohur të performancës për arsimin ndërkombëtar.
Arsimi Fillor
Në arsimin fillor, përgatisim nxënësit me aftësitë që u nevojiten të jenë të aftë për jetën.
Procesi mësimor përqendrohet në përvetësimin e bazave të lexim- shkrimit dhe për zhvillimin njohës, socio-emocional. Kujdes i veçantë i kushtohet zhvillimit të personalitetit të fëmijës dhe qëndrimit pozitiv ndaj të nxënit.
Përmbajtja e teksteve, materialet digjitale dhe mësimdhënia, kanë një gjuhë të qartë që u mundëson nxënësve të kuptojnë konceptet e reja.
Në procesin mësimor inkurajojmë nxënësit drejt mendimit krijues, nxitim bashkëpunimin dhe komunikimin në zgjidhjen e problemeve.
Një sistem arsimor Cambridge është i harmonizuar dhë thelb qëndrojnë 5 elementë: kurrikula ndërkombëtare, mësimdhënia dhe të nxënit, vlerësimi, njohja ndërkombëtare dhe komuniteti global.
Në sistemin Cambridgerishikohen dhe përditësohen rregullisht programet dhe kualifikimet për t’u siguruar që ato pasqyrojnë zhvillimet më të fundit në mësimdhënie dhe mësimnxënie dhe plotësojnë nevojat e shkollave në mbarë botën.
Plani mësimor në Arsimin fillor (klasa 1-5)
Nr | FUSHA DHE LËNDËT | KLASA | ||||
I | II | III | IV | V | ||
GJUHËT DHE KOMUNIKIMI | 12 | 12 | 10 | 9 | 9 | |
1 | Gjuhë shqipe | 8 | 8 | 6 | 5 | 5 |
2 | Gjuhë e huaj angleze | 4 | 4 | 4 | 4 | 4 |
3 | Gjuhë e huaj e dytë /gjermane | |||||
4 | MATEMATIKË/MATHEMATICS | 4 | 4 | 4 | 4 | 4 |
SHKENCAT E NATYRËS / NATURAL SCIENCES | 2 | 2 | 2 | 2 | 2 | |
5 | Dituri natyre/Science | 2 | 2 | 2 | 2 | 2 |
6 | Fizikë/Physics | |||||
7 | Kimi/Chemistry | |||||
8 | Biologji/Biology | |||||
SHOQËRIA DHE MJEDISI | 1 | 1 | 1 | 2 | 2 | |
9 | Histori | 1 | 1 | |||
10 | Gjeografi | |||||
11 | Edukim për shoqërinë/ Qytetari/Global perspectives | 1 | 1 | 1 | 1 | 1 |
ARTE/Arts | 2 | 2 | 2 | 2 | 2 | |
12 | Muzikë | 1 | 1 | 1 | 1 | 1 |
13 | Art | 1 | 1 | 1 | 1 | 1 |
EDUKIM FIZIK SPORTI DHE SHËNDET | 3 | 3 | 3 | 3 | 3 | |
TEKNOLOGJI DHE TIK/INFORMATION AND COMMUNICATION TECNOLOGY | 1 | 1 | 1 | 1 | 1 | |
TOTAL | 25 | 25 | 23 | 23 | 23 | |
Kurrikula me zgjedhje/Elective subjects | 1 | 1 | 2 | 2 | 4 | |
14 | Digital Literaturë | 1 | 1 | 1 | ||
15 | Reading/Lexim | 1 | 1 | 1 | 1 | 1 |
16 | Matematike shqip | 1 | ||||
17 | Shkencat e natyrës shqip | 1 | ||||
Total | 26 | 26 | 25 | 25 | 27 |
Arsimi i mesëm i ulët u ofron nxënësve sfida të reja për zhvillimin e tyre intelektual, shoqëror, etik, fizik, shpirtëror etj. Siguron njohuri, shkathtësi, qëndrime e vlera, si bazë për nivelet më të larta të arsimimit. Ndihmon të nxënit për t’iu qasur informacionit në mënyrë efikase dhe efektive, për ta vlerësuar atë në mënyrë kritike, të saktë dhe krijuese. Në këtë nivel i kushtohet rëndësi aftësimit të nxënësve për të interpretuar dhe për të zbuluar llojet dhe modelet e dijes, si dhe për komunikimin e ideve.
Synon thellimin e njohurive, në fushat e ndryshme të të nxënit, duke siguruar bazën fillestare për Një sistem arsimor Cambridge është i harmonizuar dhë thelb qëndrojnë 5 elementë: kurrikula ndërkombëtare, mësimdhënia dhe të nxënit, vlerësimi, njohja ndërkombëtare dhe komuniteti global.
Në systemin Cambridgerishikohen dhe përditësohen rregullisht programet dhe kualifikimet për t’u siguruar që ato pasqyrojnë zhvillimet më të fundit në mësimdhënie dhe mësimnxënie dhe plotësojnë nevojat e shkollave në mbarë botën.
rientim akademik dhe për karrierë.
Plani mësimor në Arsimin mesëm të ulët (klasa 6-9)
Nr | FUSHA DHE LËNDËT | KLASA | |||
VI | VII | VIII | IX | ||
GJUHËT DHE KOMUNIKIMI | 11 | 10 | 10 | 10 | |
1 | Gjuhë shqipe | 5 | 5 | 5 | 5 |
2 | Gjuhë e huaj angleze | 4 | 3 | 3 | 3 |
3 | Gjuhë e huaj e dytë /gjermane | 2 | 2 | 2 | 2 |
4 | MATEMATIKË/MATHEMATICS | 4 | 4 | 4 | 4 |
SHKENCAT E NATYRËS / NATURAL SCIENCES | 4 | 4 | 6 | 9 | |
5 | Dituri natyre/Science | ||||
6 | Fizikë/Physics | 2 | 2 | 2 | 3 |
7 | Kimi/Chemistry | 2 | 3 | ||
8 | Biologji/Biology | 2 | 2 | 2 | 3 |
SHOQËRIA DHE MJEDISI | 3 | 5 | 5 | 5 | |
9 | Histori | 1 | 2 | 2 | 2 |
10 | Gjeografi | 1 | 2 | 2 | 2 |
11 | Edukim për shoqërinë/ Qytetari/Global perspectives | 1 | 1 | 1 | 1 |
ARTE/Arts | 2 | 2 | 2 | 1 | |
12 | Muzikë | 1 | 1 | 1 | |
13 | Art Pamor | 1 | 1 | 1 | 1 |
EDUKIM FIZIK SPORTI DHE SHËNDET | 3 | 3 | 3 | 3 | |
TEKNOLOGJI DHE TIK/INFORMATION AND COMMUNATION TECNOLOGY | 1 | 1 | 1 | 1 | |
TOTAL | 28 | 29 | 31 | 33 | |
Kurrikula me zgjedhje/Elective subjects | 1 | 1 | 1 | 1 | |
14 | Digital Literaturë | 1 | 1 | 1 | |
15 | Reading/Lexim | ||||
16 | Matematike shqip | 1 | |||
17 | Shkencat e natyrës shqip | ||||
Total | 29 | 30 | 32 | 34 |
Arsimi mesëm i lartë – gjimnaz (klasa 10-12)
GCSE dhe A-Level
Shkolla TES ofron,
Programet ndërkombëtare GCSE (General Certificate of Secondary Education) që është i barazvlershëm me programin e klasave IX-X në sistemin shqiptar.
Programi GCSE është dy-vjeçar (klasa IX-X), në përfundim të tij nxënësi i nënshtrohet provimeve të menaxhuar nga një qendër ndërkombëtare për secilën lëndë të zgjedhur (për lëndët e shtuara nga kurrikula shqip vlejnë vetëm provimet e parashikuara nga shteti shqiptar). Nxënësit që regjistrohen në vitin e parë të programit GCSE duhet të marrin edhe disa lëndë të kurrikulës shqip dhe të japin provimet e lirimit (PKAB).
Pas diplomimit me sukses në nivelin GCSE nxënësit mund të vazhdojnë programin A-Level.
Programet ndërkombëtare A-Level (Advanced Level) që është i barazvlershëm me programin e klasave XI-XII në sistemin shqiptar.
Ky program është dy vjeçar (klasa XI-XII) dhe në përfundim të tij nxënësi duhet të japë provimet përkatëse të menaxhuar nga një qendër ndërkombëtare si dhe provimet e maturës në rast se ka vendosur që të marrë edhe certifikatën dhe diplomën e Maturës Shtetërore.
Rezultatet e provimeve A-Level janë të rëndësishme për pranimin në një numër të caktuar universitetesh të njohura në botë e sidomos në Angli. Disa prej këtyre universiteteve kërkojnë eksluzivisht nota maksimale për t’u pranuar në to.
Nxënësit që regjistrohen në programin A-Level mund të zgjedhin që të japin paralelisht edhe provimet e Maturës Shtetërore. Në këtë rast duhet të zgjedhin edhe disa lëndë të kurrikulës shqip për të plotësuar kriteret e marrjes së certifikatës dhe diplomës së Maturës Shtetërore.
Regjistrimet GCSE dhe A-Level
Regjistrimi në programet ndërkombëtare GCSE mund të kryhet kur:
Nxënësi ka kaluar me sukses testin në shqip dhe anglisht në lëndët shkencore dhe gjuhën angleze.
Regjistrimi në vitin e parë A-Level mund të kryhet në 3 mënyra:
Nxënësi ka kaluar me sukses të një testi në shqip apo në anglisht për lëndët shkencore dhe gjuhën angleze.
Nxënësi ka rezultate të larta në provimet e jashtme të GCSE-së.
Nr. | Fushat e të nxënit/Lëndët | Shkalla 5 | Shkalla 6 | |
Klasa 10 (orë/javë) | Klasa 11 (orë/javë) | Klasa 12 (orë/javë) | ||
I. | GJUHËT DHE KOMUNIKIMI/ LANGUAGES AND COMMUNICATION | 7 | 7 | 7 |
I. 1 | Gjuhë shqipe /Albanina language | 2 | 2 | 2 |
I. 2 | Letërsi/ Literature | 2 | 2 | 2 |
I.3 | Gjuhë e huaj e parë angleze/ English as first foreign language | 3 | 3 | 3 |
II. | MATEMATIKË/MATHEMATICS | 4 | 4 | 6 |
III. | SHKENCAT E NATYRËS/ NATYRAL SCIENCES | 9 | 9 | |
III.1 | Fizikë/ Physics | 3 | 3 | |
III.2 | Kimi/ Chemistry | 3 | 3 | |
III.3 | Biologji/ Biology | 3 | 3 | |
IV. | SHOQËRIA DHE MJEDISI/SOCIETY AND THE ENVIRONMENT | 6 | 6 | 3 |
IV.2 | Histori/ History | 2 | 2 | |
IV.3 | Gjeografi/Geography | 2 | 2 | |
IV.4 | Ekonomi/Economics | 3 | ||
IV.5 | Shkenca sociale/ Society1/Philosophy 2 | 2 | 2 | |
V. | TEKNOLOGJI DHE TIK | 2 | 1 | |
V.1 | TIK/INFORMATION AND COMMUNICATION TECNOLOGY | 2 | 1 | |
VI. | EDUKIM FIZIK/ PHYSICAL EDUCATION | 3 | 3 | 3 |
KURRIKULA BËRTHAMË (SHUMA) | 31 | 30 | 17-19 | |
KURRIKULA ME ZGJEDHJE | 2 | 3 | 13-11 | |
Gjuhë e huaj e dytë gjermane/German as second foreign language | 2 | 2 | 2 | |
ICT | 1 | |||
KURRIKULA NË BAZË SHKOLLE[1] | 0-3 | 0-4 | 0-4 | |
TOTALI (Nr. i orëve javore gjithsej) | 34-36 | 34-37 | 36 |